75% e fëmijëve të rritur vuajnë nga malokluzioni dhe zhvillimi jo i drejtë i fytyrës. Të gjithë këta fëmijë kanë dhëmbë të pozicionuar keq dhe kjo evidentohet qysh ndërmjet moshës 3–5 vjeqare, derisa jo rrallë shkaktarët u atribohen faktorëve trashëgues. Mirëpo, studimet e fundit flasin për një mori shkaktarësh tjerë, të cilët ndikojnë në zhvillimin e gabuar të dhëmbëve dhe nofullave…
Një nga problemet serioze të pranishme tek fëmijët gjatë zhvillimit të tyre, pa dyshim është frymëmarrja orale kronike, e cila bëhet edhe më e rrezikshme gjatë gjumit, duke e transformuar sistemin respirativ në sistem pothuajse jofunksional. Kur fëmiju merr frymë me gojë, gjuha e tij do të zbret nga pjesa e sipërme e gojës dhe kështu nofulla e poshtëme do të fillojë të spostohet prapa dhe poshtë, duke e tërhequr me vete edhe gjuhën. Të gjitha shprehitë e dëmshme orale të krijuara gjatë fëmijërisë së hershme do të përcillen edhe në fazat e pjekurisë gjithnjë derisa nuk trajtohen shkaktarët…
Problemet me nyjen temporomandibullare në të shumtën e rasteve shpërfillen dhe kjo bënë që edhe vlerësimi rreth shkaktarëve dhe pasojave të mos jetë i njohur për opinionin e gjërë. Madje, edhe konstatimet e profesionistëve lidhur me modalitetet e trajtimit të këtij problemi shpeshëherë kanë rezultuar konfuze. Në anën tjetër, rreziku nga mosadresimi i hershëm simptomeve bëhet gjithnjë e më i madh me kalimin e fazës së fëmijërisë, duke rritur nevojën për vëmendje profesionale ndaj njërës prej nyjeve më aktive të sistemit skeletor…
Shtrëngimi i pavullnetshëm i dhëmbëve apo Bruksizmi është një tjetër simptomë që ndërlidhet me çrregullimin e frymëmarrjes gjatë gjumit dhe shkaktohet kryesisht nga frymëmarrja orale derisa mund të ashpërsohet nga stresi apo tensioni nervor. Bruksizmi shkakton dëme të mëdha tek dhëmbët si zhveshjen e smaltit, plasaritjen e dhëmbëve apo lëvizshmërinë e tepruar të dhëmbëve…
Frymëmarrja e çrregulluar gjatë gjumit SDB tek të rriturit zakonisht manifestohet si gërhitje, e cila është pasojë e bllokimit të kanaleve të frymëmarrjes qoftë nazale apo orale, gjatë gjumit. Nëse ky bllokim apo kjo pengesë e qarkullimit të ajrit është pasojë e problemeve nga moszhvillimi i muskujve për rreth fytit apo nofullave, atëherë dalin në pah shumë shkaktarë të tjerë të gërhitjes…
0-800-2336-7820
27th Avenue
New York, W2 3XE, US
Click here to book an appointment at Medicare.
Mirëpresim thirrjet tuaja!