Hëne-Premte9AM - 5PMThirr Tani+38349848577


Frymëmarrja e çrregulluar gjatë gjumit tek fëmijët

Frymëmarrja e çrregulluar gjatë gjumit tek fëmijët shkaktohet nga disa faktorë, por më së shpeshti është pasojë e frymëmarrjes orale kronike. Kur fëmiju merr frymë me gojë, gjuha e tij do të zbret nga pjesa e sipërme e gojës dhe kështu nofulla e poshtëme do të fillojë të spostohet prapa dhe poshtë, duke e tërhequr me vete edhe gjuhën. Pozicionimi i gabuar i gjuhës dhe funksionimi i dobët i muskujve intraoralë, pamundësojnë zhvillimin e nofullave, veqanërisht nofullës së sipërme e cila ngelet e ngushtë duke pamundësuar pozicionimin e drejtë të dhëmbëve. Dhe pasojat vazhdojnë manifestimin e tyre…

Derisa regjioni kraniofacial nuk arrin të zhvillohet drejtë, ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes nga baza e gjuhës, imponon kokën që të spostohet përpara në mënyrë që të hapen rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Frymëmarrja e çrregulluar gjatë gjumit (SDB) tek fëmijët zakonisht përcillet me gërhitjen, me problemet rreth përceptimit, zhvillimit mendor, sjellje të çakorduara, mungesë koncentrimi si dhe hiperaktivitet ekstrem (ADHD). Ekspertët tërheqin vërejtjen se stadet e vonshme të SDB-së mund të reflektojnë edhe pasoja me kërcënim për jetën. Në esencë, ky është problem i frymëmarrjes që manifestohet gjatë gjumit si dhe me çrregullime në nyjen temporomandibullare (TMJ).

Ndikimi i frymëmarrjes me gojë në zhvillimin e maksillës dhe në pozicionimin e dhëmbëve


Frymëmarrja e çrregulluar gjatë gjumit tek të rriturit

Të gjitha shprehitë e krijuara gjatë fëmijërisë së hershme do të përcillen edhe në fazat e pjekurisë gjithnjë derisa nuk trajtohen shkaktarët. Kur arrihet mosha e pjekurisë, vështirësohet maksimalisht parandalimi i pasojave, pasi që përfundon faza e zhvillimit dhe shprehitë e këqija tashmë janë instaluar. SDB tek të rriturit ka të bëj me frymëmarrjen orale dhe gërhitjen, që ndërlidhen me disa probleme si lodhja gjatë ditës, aksidentet me automjet dhe me problemet kardiovaskulare. SDB kronike mund të avansojë në OSA ( gjumin e penguar nga Apnea) si sëmundje serioze me pasoja kërcënuese për jetë.

Roli i gjuhës dhe mandibullës në rrugët e frymëmarrjes


Shkaktarët e çrregullimit të TMJ-së

Frymëmarrja me gojë, moszhvillimi i nofullave dhe shprehitë e dëmshme funksionale mund të shkaktojnë gëlltitjen reverse. Kjo nënkupton që pacienti gëlltitet duke përdorur buzën e poshtëme, e cila bën që nofulla e poshtëme të shkojë prapa sa herë që aktivizohet muskuli i buzës. Si pasojë, struktura e lidhjes së mandibulës me kockën temporale të kafkës do të orientohet lartë dhe prapa për shumë herë brenda një ore, duke shkaktuar traumë në nyjen temporomandibullare. Pra, frymëmarrja orale, shprehitë e gabuara funksionale dhe problemet tjera që ndërlidhen, nëse mbeten të pranishme për kohë të caktuar, manifestohen si çrregullim në nyjen temporomandibullare. Kjo nënvizon rëndësinë e trajtimit të frymëmarrjes jofunksionale  njëkohësisht me trajtimin e TMJ-së, sidomos në fëmijëri.

“Shkaktarët kryesorë të malokluzionit, simptomeve në nyjen temporomandibullare dhe çrregullimit të gjumit janë frymëmarrja orale dhe shprehitë e dëmshme orale. Të gjitha trajtimet duhet të fillojnë me këto dy parametra.”

(Dr. Chris Farrell, 1989)


Sistemi myOSA

Sistemi myOSA përfshinë përforcimin e frymëmarrjes dhe korigjimin e shprehive funksionale, zhvillimin e mandibullës dhe shkarkimin e presionit nga TMJ, përmes përdorimit të aplikatorëve myOSA. Këta aplikatorë hapin rrugët e sipërme të frymëmarrjes duke zvogëluar maksimalisht frymëmarrjen orale, si dhe duke eleminuar shkaktarët e problemeve funksionale. Pacienti duhet të ndjek protokollin e trajtimit i cili fillon me vetëdijësimin se gërhitja është simptomë e SDB-së (frymëmarrjes së çrregulluar gjatë gjumit) dhe paraqet më shumë se një problem. Sistemi myOSA trajton më shumë se sa simptomet e problemit duke i korigjuar faktorët joetiologjikë si shkaktarë të SDB-së dhe problemeve me TMJ.

Myosa S1, kontrollon dhe hap rrugët e frymëmarrjes


Gjumi i çrregulluar nga frymëmarrja jofunksionale

Shkaktarët e çrregullimit të frymëmarrjes gjatë gjumit (SDB), mund t’i gjejmë fare lehtë qysh në fëmijërinë e hershme. Nëse këta shkaktarë nuk identifikohen me kohë, frymëmarrja  e çrregulluar gjatë gjumit mund të rezultojë më vonë me probleme dhe çrregullime të shumta si: bajamet dhe adenoidet e zmadhuara, vështirësitë në koncentrim për mësimnxënie, sjellje të çakorduara dhe të pamenagjueshme, deficit në zhvillimin mental, hiperaktivitet ekstrem, etj.

Duke pasur target rrugët e sipërme të frymëmarrjes, myOSA për parashkollorë dhe myOSA për fëmijë korigjojnë frymëmarrjën e çrregulluar gjatë gjumit duke i adresuar problemet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe mosfunksionimin  e neuro muskujve, si shkaktarët kryesorë të SDB-së.

Pasojat e frymëmarrjes së çrregulluar gjatë gjumit tek fëmijët arrijnë deri tek problemet serioze me shëndetin e përgjithshëm, madje me pasoja kërcëuese për jetë.

Nëse fëmiju bashkëjeton me problemin e gjumit të çrregulluar nga frymëmarrja jofunksionale (frymëmarrja orale), atëherë rrezikohet seriozisht nga sindromi Apnea i cili përveq tjerash manifestohet me ndërprerje të përkohshme të frymëmarrjes, përkatësisht nga Hipopnea që karakterizohet me frymëmarrje jashtëzakonisht të ngadalësuar dhe të cekët.

Sipas përkufizimit klasik, Apnea  është dështim i arritjes së mesazhit për frymëmarrje nga truri tek diafragma.

Për më tepër, përveq pasojave në zhvillimin facial, zhvillimin e dhëmbëve dhe të nofullave, mosadresimi i shkaktarëve të SDB-së krijon kufizime të mëdha në shfrytëzimin e potencialit personal pas fazës së fëmijërisë të garantuar nga lindja. Pra, duke u fokusuar në trajtimin e problemeve në rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe në mosfunksionimin e neuro muskujve, si shkaktarë të SDB-së, gama e aplikatorëve myOSA për fëmijë bënë që të gjitha këto probleme të jenë sa më jetëshkurtër.

Koncepti myOSA përmes aplikatorëve inovativë oralë dhe bazuar në rekomandimet profesionale medicinale dhe dentare, garanton trajtimin e suksesshëm të frymëmarrjes së çrregulluar gjatë gjumit dhe trajtimin e problemeve me nyjen temporomandibulare (TMJ).




Na kontaktoni në rrjete sociale:


Na kontaktoni në rrjete sociale:


HEALTH EDU STUDIO