Hëne-Premte9AM - 5PMThirr Tani+38349848577


Ortodoncia përmes veprimit në muskujt intraoralë

75% e fëmijëve të rritur vuajnë nga malokluzioni dhe zhvillimi jo i drejtë i fytyrës. Mosfunksionimi i indeve të buta, konsiderohet shkaktari kryesor.



Shkaktarët e problemeve ortodontike

Shumica e fëmijëve kanë dhëmbë të shtrembër (të pozicionuar keq) dhe kjo evidentohet ndërmjet moshës 3–5 vjeqare, derisa jo rrallë shkaktarët u atribohen faktorëve trashëgues. Mirëpo, studimet e fundit flasin për një mori shkaktarësh tjerë, të cilët ndikojnë në zhvillimin e gabuar të dhëmbëve dhe nofullave.

Frymëmarrja me gojë, orientimi dhe pozicionimi i gabuar i gjuhës, gëlltitja reverse dhe thithja e gishtit të madh, që njihen si shprehi të dëmshme funksionale, janë shkaktarët kryesorë të malokluzionit dhe zhvillimit të dobët kraniofacial.

Nëse fëmiju merr frymë me gojë qoftë gjatë ditës apo natën derisa është në gjumë, gjuha do të zbres në pjesën e  poshtëme, duke shkaktuar probleme serioze në zhvillimin e të dy nofullave.

Ky moszhvillim kufizon hapësirën e nevojshme për erupcionin e dhëmbëve  si dhe pamundëson pozicionimin natyral të tyre.

“Trajtimi juaj duhet të fillojë me të evidentuar shprehitë e dëmshme orale dhe problemet e shkaktuara. Pra, ju iu referoheni shprehive, jo dhëmbëve.”

Dr.Barry Raphael (Ortodont, New Jersey, SHBA)

Ndikimi i orientimit të gabuar të gjuhës në zhvillimin e maksillës dhe në pozicionimin e dhëmbve

Ndikimi i orientimit të gabuar të gjuhës në zhvillimin e
maksillës dhe në pozicionimin e dhëmbëve

Ndikimi i gëlltitjes në zhvillimin e mandibullës dhe
në pozicionimin e dhëmbëve (klasa II)


Kufizimet në trajtimin ortodontik me protezë mekanike

Sipas protokollit tradicional të Ortodoncisë drejtimi i dhëmbëve mund të arrihet përmes protezës mekanike. Mirëpo, për të ruajtur këtë rezultat, duhet përdorur retajnerin përgjithmonë. Studimet e shumta tregojnë se ky trajtim dëmton seriozisht rrënjën dentale (resorbimi). Prandaj, është e natyrshme nevoja dhe kërkesa për të gjetur zgjidhje për mangësitë dhe efektet anësore të këtij trajtimi ortodontik.

Rikthimi i Problemit (Recidiviteti)
Ndodhë në më shumë se 90% të rasteve, pas heqjes nga përdorimi të retajnerit.
( American Journal of Orthodondics, May 1988)

Retajneri – i nevojshëm përgjithmonë
Mënyra e vetme për të ruajtur drejtimin dental pas trajtimit është përdorimi i përhershëm i retajnerit fiks apo mobil. ( American Journal of Orthodondics, May 1988)

Dëmtimi i rrënjës – 100%
Në të gjitha rastet ndodhë resorbimi i rrënjës për më shumë se 4mm.
( American Journal of Orthodondics, May 2011)

Dëmtimi i smaltit
Pas heqjes së protezës, dëmet në sipërfaqen e smaltit nuk do të jetë e mundur të sanohen, asnjëherë. (Journal of Orofacial Orthopedics, September 2007).


Sistemi Myobrace

Programi i trajtimit dhe edukimit nga Myofunctional Research Co. (MRC), prezantuar dhe zbatuar nga Health Education Studio, plotëson nevojat ortodontike pa intervenim mekanik duke u përqendruar në zgjidhje natyrale me bazë biologjike. Fokusi i trajtimit përfshinë me sukses malokluzionin respektivisht spostimin e mandibulës në klasën I, zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes,zgjerimin optimal të harkut, shprehitë e dëmshme orale të cilat prodhojnë probleme funksionale me pasoja psiko organike dhe me ndikim tek pozicioni i dhëmbëve, zhvillimin e drejtë të nofullave dhe  zhvillimin e fytyrës,funksionalizimin e muskujve intra oralë dhe të indeve të buta, sigurimin e posturave të balancuara, etj. Programi i edukimit i këtij sistemi i destinuar veqanërisht për moshat 3 deri 15 vjeqë, është me rëndësi vendimtare në zhvillimin e përgjithshëm të fëmijut, parandalimin e problemeve shëndetësore posaqërisht problemeve ortodontike si dhe mundëson zhvillimin e tij drejt potencialit gjenetik.

Shkarko Broshurën

Frymëmarrja orale limiton zhvillimin e nofullave dhe redukton hapësirën për
dhëmbët e pasëm dhe daljen e dhëmballës së tretë


Si vepron aplikatori Myobrace?

Që nga viti 1989 MRC ka aplikuar për herë të parë aplikatorët e parafabrikuar me vetëm një madhësi, me qëllim të korigjimit të shprehive të këqija orale gjatë fazës së rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve, në mënyrë që të përmirësohet zhvillimi i nofullave. Rezultatet janë dëshmuar jo vetëm në pozicionimin korrekt të dhëmbëve pa protezë mekanike, por edhe në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

Qëllimet bazike të këtij koncepti janë sigurimi i frymëmarrjes nazale, orientimi i gjuhës për pozicionim të lartë si dhe stërvitja e muskujve oralë për funksionim te duhur.

Përveq korigjimit të shprehive orale, aplikatorët Myobrace përmes forcave të lehta dhe pasive veprojnë në drejtimin e dhëmbëve dhe në pozicionimin e tyre natyral, pa përdorur protezë mekanike dhe duke mos nxjerrë asnjë dhëmbë. Këta aplikatorë përdoren 1 – 2 orë gjatë ditës dhe natën gjatë gjumit. Për t’i arritur rezultatet maksimale, duhet motivim i lartë i pacientit.

Janë 3-4 faza të trajtimit, përkatësisht 3-4 aplikatorë,të disejnuar për çdo denticion dhe të destinuar për grupmosha të caktuara. Myobrace trajnon gjuhën për t’u pozicionuar në mënyrë korrekte tek maksilla, ritrajnon muskulaturën orale dhe përmes veprimit gradual të forcave bënë zgjerimin e nevojshëm të nofullave dhe drejtimin e dhëmbëve. Efekti i pozicionimit korrekt të gjuhës qëndron tek zhvillimi i formës së harkut dhe arritjes së gjatësisë optimale të tij, si dhe tek drejtimi dental.

Rezultatet e edukimit dhe trajtimit

  • Stabilizimi i frymëmarrjes nazale
  • Mbajtja e buzëve të bashkuara
  • Pozicionimi korrekt i gjuhës
  • Eleminimi i gëlltitjes infantile dhe asaj reverse
  • Evitimi i lëvizjeve gjatë gëlltitjes
  • Zhvillimi optimal i fytyrës
  • Klasa I e kafshimit
  • Funksionalizimi i muskulaturës oro faciale
  • Zhvillimi i harkut
  • Drejtimi i dhëmbëve
  • Evitimi i retajnerit


Na kontaktoni në rrjete sociale:


Na kontaktoni në rrjete sociale:


HEALTH EDU STUDIO