Aplikohen për të stabilizuar lëvizjet e tepruara dhe të pakontrolluara të buzëve, duke stërvitur muskujt për rreth. Janë shumë të nevojshëm veqanërisht për pacientët që kanë muskuj të dobët për rreth buzëve, të cilët nuk mund t’i mbajnë buzët e bashkuara. Përmes këtyre stërvitjeve, reduktohet hiper aktiviteti gjatë gëlltitjes, derisa muskujt bëhen më fleksibilë duke lehtësuar efikasitetin e aplikatorëve. Këto paisje ndihmojnë dukshëm në parandalimin e gëlltitjes reverse, rrjedhimisht asistojnë në zhvillimin e nofullës së poshtëme duke ndihmuar avansimin e lehtë të saj përpara. Në këtë mënyrë, rritet efikasiteti i aplikatorit trajtues për ngritjen e pozicionit të gjuhës, stabilizimit të frymëmarrjes me hundë dhe krijimit të hapësirës për pozicionimin e drejtë të dhëmbëve. Lip Trainer dhe Lip Seal Trainer lehtësojnë gjithashtu adaptimin biologjik të aplikatorit në ambientin oral, veqanërisht për fëmijët me karakteristika të pafavorshme gjenetike oro faciale, të cilët mund të kenë vështirësi në mbajtjen e aplikatorit në gojë, veqanërisht natën.
Lip Trainer në veqanti zë vend shumë të rëndësishëm në programin e edukimit (Edukimi Paraortodontik) të Health Education Studio dhe është pjesë e pashmangshme e ushtrimeve (Myobrace Activities). Përveq kësaj, praktikimi i Lip Trainer ndihmon shumë fëmijët me vështirësi në artikulim, derisa tek fëmijët me vonesë në të folur, është komponente konstruktive në programin e trajtimit (Programi Logopedik).
Në aspektin e trajtimit respektivisht gjatë përdorimit paralel me aplikatorin e caktuar, Lip trainer rekomandohet të përdoret sipas rregullit:
stërviten buzët 5 minuta me Lip Trainer
largohat nga goja Lip Trainer dhe përdoret aplikatori përkatës për 30 minuta
largohet aplikatori dhe praktikohet sërish Lip Trainer për 5 minuta
largohet Lip Trainer dhe vazhdohet edhe së paku 30 minuta me aplikatorin
largohet aplikatori dhe ky cikël përfundon me praktikimin e Lip Trainer poashtu për 5 minuta
Është shumë e rekomandueshme që një cikël i tillë të realizohet më shumë se 1 herë në ditë.
Ndërkaq, natën para se të vendoset në gojë aplikatori i caktuar dmth.para gjumit, duhet praktikuar së paku 5 minuta stërvitje me Lip Trainer si dhe të nesërmen në mëngjes pas largimit të aplikatorit, poashtu 5 minuta ushtrime.
Mirëpresim thirrjet tuaja!