Hëne-Premte9AM - 5PMThirr Tani+38349848577

Dr.Derek Mahony dhe Roger Price, Australi

Hyrje    

Shumica e dentistëve dhe ortodontëve janë të vetëdijshëm për impaktin që ka frymëmarrja orale në zhvillimin e maksillës. Ata po ashtu pajtohen se edhe pas përfundimit të drejtimit të dhëmbëve, sidomos nëse nuk vazhdohet me mbajtjen e retajnerit, rikthimi i devijimeve është i pashmangshëm. Gjuha është retajner natyral dhe, me veprimin e forcës laterale prej 500 Gm, arrihet ekuilibri i nevojshëm  në raport me forcën e brendshme të ushtruar nga muskujt e faqeve, po ashtu prej rreth 500 Gm. Në rastet ideale, këto dy forca do të balanconin njëra tjetrën duke mundësuar zhvillimin e maksillës. Në këtë mënyrë, dhëmbët e parë do të dilnin pa probleme, madje, edhe gjatë fazës së denticionit të kombinuar, nuk do të ishin prezente dendësia kaotike dhe keqpozicionimi i dhëmbëve.

Pra, çka e shkakton frymëmarrjen orale dhe cila do të ishte kundërpërgjigjia? Përgjigjia qëndron tek fillet e para të studimeve tona. Por, fatkeqesisht, edhepse kemi mësuar për këtë problem, nuk e kemi vlerësuar mjaftueshëm rëndësinë e tij, ashtu siç edhe kemi ende për të eksploruar ndërlidhjen ndërmjet aspektit anatomik dhe fiziologjik të këtij problemi. Dhe, me kalimin e kohës, ne sikur e kemi shpërfillur atë. Prandaj, nuk do të ishte befasi sikur gjatë ballafaqimit me pasojat e këtij problemi serioz, të themi: “ por unë e kam ditur këtë!”.



Si mundësohet frymëmarrja?
Roger Price, Prill 2019

Si mundësohet frymëmarrja?
Roger Price, Prill 2019

Diskutimi

Para se te bëhet fjalë për modalitetet e trajtimit të frymëmarrjes jofunksionale, duhet të kuptojmë kompleksitetin e mekanizmit të frymëmarrjes. Frymëmarrja funksionale arrihet kur niveli i Dioksidit të Karbonit (CO₂) në arterie arrin 40mm Hg dhe stimulon palcën si përgjigjie ndaj bazës së trurit. Pastaj dërgohet sinjali tek diafragma duke e tkurrur dhe relaksuar atë dhe kështu zhvillohet cikli i frymëmarrjes. Pra, cili është problemi?

Bëhet fjalë për normat rreth shtypjes së gjakut, pulsit, temperaturës, përmbajtjes kimike të gjakut, etj, dhe nuk bëhet fjalë për frymëmarrje normale. Frymëmarrja duhet t’i përshtatet aktivitetit në kohë.

Frymëmarrja e cila konsiderohet normale për futbollistin gjatë ndeshjes, nuk cilësohet e tillë për teleshikuesin e ulur në divan me pije në dorë. Pra, në mungesë të frymëmarrjes normale, duhet të fokusohemi tek definimi i fymëmarrjes normale gjatë pushimit.

Frymëmarrja është e ndërlidhur drejtpërdrejtë me aktivitetin, nutricionin, nivelin e stresit dhe me faktorët tjerë të jashtëm. Aksi kemikal kërkon monitorim konstant dhe reagon menjëherë ndaj humbjes së balancit të PH-së.

Përkufizimi i frymëmarrjes funksionale gjatë pushimit është:
Frymëmarrja dhe lirimi i saj përmes hundës
Cikli të diktohet nga diafragma dhe jo nga krahërori
8 – 12 frymëmarrje në minutë
Vëllimi në minutë 5 – 6 litra
Zhvillimi i ciklit në heshtje

Në këto parametra presioni optimal alveolar i CO₂ do të ishte 40 mm Hg.

Ekspozimi ndaj faktorëve stresues të natyrave të ndryshme shkaktojne reaksione të ndryshme dhe automatike. Ndër ta janë:
Frymëmarrja e thellë dhe e shpejtë, e cila redukton sasinë e CO₂ të depozituar në mushkëri
Tendenca për frymëmarrje orale gjatë aktiviteteve stërstresuese
Ndryshimet në nivelet e koagulimit të gjakut, lirimi i endorfinës, qarkullimi i gjakut larg organeve vitale tek muskujt dhe, organizmi e trupi bëhen gati për aksion.

Ky aksion zakonisht nuk ndodhë, për të treguar sa më i rrezikshëm është përceptimi dhe përgatitja finale, se sa vet zhvillimi, kështu që trupi pastaj duhet të risistemohet. Nëse kjo gjendje ndodhë rregullisht, atëherë shfaqen simptomet.
Personat të cilët marrin frymë me gojë kanë pozicionim të ultë të gjuhës, duke e lënë maksillën pa mbështetje gjatë fazës së zhvillimit të saj.
Mungesa e forcave të brendshme kundërbalancuese të muskujve bukinator ndikojnë në ngushtimin e maksillës dhe e ngrisin harkun e sipërm më lartë se sa duhet, duke shkaktuar gjithashtu inkursionin e hundës dhe duke ndikuar në shtrembërimin e dhëmbëve.

Sipas konstatimit tradicional mjekësor, Apnea përkufizohet si dështim i arritjes së mesazhit për frymëmarrje nga truri tek diafragma. Në të shumtën e rasteve ndodhë për shkak të ndërrimit të vlerave të PH-së së gjakut si pasojë e rënies së CO₂. Kështu, gjaku fillon të bëhet shumë alkalin, duke ia dhënë informatën trurit se qelizat trupore janë afër shkatërrimit dhe ky rrezik vërtetë është real.

Gërhitja, në esencë, është qarkullimi i tepruar i ajrit mbi indin e lirë në pjesën e pasme të fytit, duke prodhuar tingujt e gërhitjes. Meqë zakonisht ndodhë gjatë gjumit me frymëmarrje orale, humbja e CO₂ bëhet e pashmangshme dhe frymëmarrja jofunksionale shndërrohet në shprehi konstante.
Megjithatë, nuk është i pamundur ndërtimi i sistemit për frymëmarrje funksionale. Hapi i parë është identifikimi i shkaktarëve burimorë. Pastaj duhet analizuar mekanikën dhe dinamikën e frymëmarrjes, pra me fokus mbi ruajtjen e niveleve të CO₂. Kur kjo të ndodhë, palca do të reagojë duke identifikuar rikthimin e niveleve të CO₂ dhe kështu fillon risistemimi në nivelet përkatëse.

Presioni optimal alveolar i CO2, duhet të jetë 40 mm Hg
Frymëmarrja funksionale gjatë pushimit.
Roger Price, Prill 2019


Presioni alveolar i CO2, nën 40 mm Hg
Pse ndryshon frymëmarrja?
Roger Price, Prill 2019




Na kontaktoni në rrjete sociale:


Na kontaktoni në rrjete sociale:


HEALTH EDU STUDIO