Hëne-Premte9AM - 5PMThirr Tani+38349848577

Problemet lidhur me nyjen temporomandibullare

Nyja temporomandibullare paraqet një nga nyjet më aktive në sistemin skeletor dhe njëherit pikëbashkimin e kockës temporale të kafkës me nofullën e poshtëme. Sa herë që personi flet, kafshon apo gëlltitet, kjo nyje aktivizohet.

Ҫrregullimet në nyjen temporomandibulare (TMJ)  paraqesin problem kompleks të shfaqur përmes një mori simptomesh, të cilat kërkojnë një mori filozofishë trajtimi. Këto çrregullime rëndom ndërlidhen me çrregullimet e frymëmarrjes gjatë gjumit, derisa modalitetet e gabuara të trajtimit mund ta rëndojnë edhe më shumë gjendjen.


Shkaktarët e çrregullimit të TMJ-së

Frymëmarrja me gojë, moszhvillimi i nofullave dhe shprehitë e dëmshme funksionale mund të shkaktojnë gëlltitjen reverse. Kjo nënkupton që pacienti gëlltitet duke përdorur buzën e poshtëme, e cila bën që nofulla e poshtëme të shkojë prapa sa herë që aktivizohet muskuli i buzës. Si pasojë, struktura e lidhjes së mandibulës me kockën temporale të kafkës do të orientohet lartë dhe prapa për shumë herë brenda një ore, duke shkaktuar traumë në nyjen temporomandibullare. Pra, frymëmarrja orale, shprehitë e gabuara funksionale dhe problemet tjera që ndërlidhen, nëse mbeten të pranishme për kohë të caktuar, manifestohen si çrregullim në nyjen temporomandibullare. Kjo nënvizon rëndësinë e trajtimit të frymëmarrjes jofunksionale  njëkohësisht me trajtimin e TMJ-së, sidomos në fëmijëri.


Trajtimi

Gama e aplikatorëve për çrregullimet e nyjes temporomandibullare është disejnuar për të lehtësuar diagnostikimin e menjëhershëm dhe lirimin nga simptomet, qysh në vizitën e parë te pacientit. Meqenëse çrregullimet e TMJ-së afektojnë dhëmbët,  muskujt facialë dhe regjionin për rreth nyjes duke shkaktuar simptome të caktuara, aplikatorët përkatës veprojnë duke shkarkuar presionin nga nyja temporomandibullare dhe duke spostuar mandibullën në klasën I, pa anashkaluar trajtimin e frymëmarrjes me gojë, shprehitë e dëmshme orale dhe Bruksizmin.

Në këtë kontekst, sistemi myOSA ofron dy aplikatorë: myOSA për TMJ i disejnuar në mënyrë specifike për diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve në këtë nyje, dhe aplikatorin TMD i cili karakterizohet me profil të shkurtër ndërtimi, i destinuar për përdorim vetëm gjatë ditës, si dhe nuk e pengon të folurit.



Na kontaktoni në rrjete sociale:


Na kontaktoni në rrjete sociale:


HEALTH EDU STUDIO