Hëne-Premte9AM - 5PMThirr Tani+38349848577


MyoTalea TLJ

Studimet e fundit kanë nxjerrë në pah se terapia mbi muskujt oralë dhe korigjimin e shprehive të këqija orale, ulë shkallën e rrezikut nga Apnea dhe Hipopnea deri në 50% tek të rriturit dhe 62% tek fëmijët.

Gjithashtu, tek të rriturit, përmirëson furnizimin me Oksigjen, zvogëlon dukshëm gërhitjen dhe përgjumosjen, ndërkaq, gjithashtu mund të shërbejë më sukses të plotë si opcion shtesë në trajtimet e Apneas.

Pacientët që vuajnë nga malokluzioni, frymëmarrja e çrregulluar gjatë gjumit, çrregullimet e nyjes temporomandibullare dhe nga problemet në zhvillimin kraniofacial, kanë mungesë të forcës në muskujt e gjuhës, buzëve dhe te nofullave. Këta muskuj janë me rëndësi vitale për zhvillimin optimal të pacientit. Prandaj, janë ushtrimet e caktuara ato që eleminojnë dobësitë muskulare.

Myotalea TLJ është aplikatori i parë në botë i disejnuar ekskluzivisht për të forcuar muskujt e gjuhës, buzëve dhe nofullave si dhe për të realizuar me sukses tranzicionin në frymëmarrjen nazale.

Rekomandohet që aplikatori Myotalea TLJ të praktikohet dy herë në ditë nga tre minuta, për të arritur rezultatet e duhura në përforcimin e muskujve. Gjatë ushtrimit është e rëndësishme të sfidohet veprimi i forcave të muskujëve përmes kundërpërgjigjies ekuivalente.

Aplikatorët MyoTalea përdoren në kombinim me sistemet e trajtimit Myobrace dhe myOSA. Këto paisje vijnë në dy versione: aplikatori i butë dhe ai i fortë, të cilet garantojnë përforcim natyral të muskujve oralë dhe korigjim të përhershëm të shprehive të dëmshme orale.



Na kontaktoni në rrjete sociale:


Na kontaktoni në rrjete sociale:


HEALTH EDU STUDIO