Health Education Studio ofron një program të ri dhe shumë të nevojshëm për terapinë e të folurit. Parandalimi i problemeve menjëherë pas lindjes si dhe trajtimi i shkaktarëve përmes programit special paraortodontik nga Myofunctional Research Co, do të jenë asistencë me rëndësi të veqantë për çdo profesionist.
Kjo qasje kthen vëmendjen e logopedit tek zhvillimi i muskujve orofacialë siç janë muskujt e gjuhës, buzëve dhe faqeve, të cilët kan impakt të jashtëzakonshëm në gëlltitje dhe në të folur. Fokusi bije tek mosfunksionimi dhe lodhja e këtyre muskujve, posaqërisht muskujve të gjuhës. Ҫdo çrregullim i muskujve oralë mund të manifestohet si devijim i gëlltitjes, prandaj edukimi paraortodontik si pjesë e programit te terapisë së të folurit, vë në pah domosdoshmërinë e veprimit ortodontik pikërisht në fibrat muskulare, përmes protokolleve të sofistikuara të ushtrimeve edukuese.
Nëse ndalemi tek gëlltitja, atëherë shohim se kemi të bëjmë me një akt i cili nëse shoqërohet me probleme, atëherë shndërrohet në një refren ankthi, veqanërisht nëse ia rikujtojmë vetes se brenda 24 orëve njeriu gëlltitet pavullnetshëm nga 2500 deri 3500 herë.
Vështirësitë në gëlltitje, dhimbjet me rastin e gëlltitjes, gogësitja e shpeshtë gjatë gëlltitjes, janë simptomet e para të Disfagias, e cila si sëmundje, natyrisht, paraqet stadin më të vonshëm të komplikimeve me muskjut e fytit, ezofagut dhe fijeve nervore respektive. Mos të harrojmë se gëlltitja e devijuar, si sinonim i gëlltitjes reverse ndër të tjera shkaktohet nga ‘gjuha e paedukuar’ që si problem përfshihet edhe në prodhimin e gërhitjes, duke inicuar paraprakisht frymëmarrjen orale. Derisa gërhitja shkaktohet kryesisht nga qarkullimi i tepruar i ajrit mbi indin e lirë në pjesën e pasme të fytit, si pasojë e mosfunksionimit të drejtë të muskujve të caktuar.
Në qoftë se i referohemi problemeve me artikulim, vështirësive në shqiptimin e fjalëve posaqërisht si pasojë e dobësisë muskulare dhe furnizimit jokualitativ me Oksigjen, natyrisht se vëmendja duhet përqendruar tek funksionalizimi i muskujve të gjuhës, dhe muskujve tjerë orofacialë. Veprimi i njëanshëm i forcës është shkatërrues, jo vetëm për sistemin biomekanik oral. Nëse, forcat me të cilat veprojnë muskujt e gjuhës nuk gjejnë kundërpërgjigjie të barazvlefshme të mundësuar nga sistemi i forcave të muskujve lateralë facialë, një gjë e tillë shkakton orientimin e gabuar të gjuhës që përveq krijimit të një mori problemesh, do të inicojë edhe dobësimin e muskujve intra oralë. Dhe, pasojat natyrisht se do të reflektojnë në cilësinë e artikulimit dhe në vëshirësitë e mëdha të prononsimit gjuhësor (Dysarthria).
Edukimi paraortodontik dhe ushtrimet përkatëse (Myobrace Activities) si pjesë vitale e kësaj platforme, janë një aset i çmuar në planveprimin profesional mbi terapinë e të folurit.
Programi paraortodontik nga Myofunctional Research Co. (MRC), zbatuar nga Health Education Studio, ka për qëllim forcimin dhe koordinimin e muskujve të angazhuar për të folur, krejtësisht në mënyrë natyrale dhe me bazë biologjike, duke vënë në funksion edhe paisjet për aplikim oral të karakterit biofunksional.
Mirëpresim thirrjet tuaja!