Hëne-Premte9AM - 5PMThirr Tani+38349848577


Të nderuar prindër

Të gjithë ne, si prindër, e dijmë sa i rëndësishëm është shëndeti dhe zhvillimi i përgjithshëm i fëmijëve tanë. Dhe jo rastësisht, kjo rëndësi bëhet edhe më e theksuar, nëse flasim veqanërisht për vitet e para të jetës. A thua pse?

A kemi menduar ndonjëherë sa e dëmshme mund të jetë për fëmijun tonë frymëmarrja me gojë (gjumi me gojë hapur)?

Çfarë pasojash mund të ketë ai, nëse nuk mund t’i mbajë gjatë buzët e bashkuara?

Sa jemi të shqetësuar për mënyrën e zhvillimit të nofullave të fëmijut tonë?

Duke iu referuar studimit të Myofunctional Research Co.(MRC) sipas së cilit, fëmiju brenda 24 orëve  gëlltitet pavullnetshëm 2500 – 3500 herë, a kemi menduar, çfarë ndikimi mund të ketë tek ai gëlltitja e gabuar (infantile) në strukturën e dhëmbëve dhe në zhvillimit skeletor të fytyrës?

Gjithashtu, duke ditur për forcën e muskujve të gjuhës, sa kemi vrarë mendjen për pasojat nga orientimi i gabuar i gjuhës, në pozicionimin  dhe radhitjen e dhëmbëve si dhe në proporcionin korrekt  ndërmjet dy nofullave.

Përdorimi i biberonit ka pamundësuar zhvillimin natyral tek shumë fëmjë, pikërisht për shkak se imponon pozicionimin e ultë të gjuhës. Sa është menduar për zgjidhjet të cilat mundësojnë pozicionimin korrekt të gjuhës?

Shumica prej nesh, i konsiderojme të panevojshme kontrollet (vizitat) tek Dentisti Pediatrik (Pedodonti) para se fëmijut t’i shfaqet ndonje problem i madh me dhëmbë. Ndërkohë, të gjitha rekomandimet profesionale flasin se fëmiju duhet ta njoftojë dentistin qysh në moshën 1 vjeqare!

Po sipas MRC, rreth 95% të fëmijëve në botë, vuajnë nga malokluzioni (kafshimi i gabuar) dhe kjo pikërisht për shkak të faktorëve të lartëpërmendur si dhe nga mosfunksionimi i indeve të buta.

Të gjithë këta faktorë përveq që ndikojnë në moszhvillimin e drejtë të fëmijut si dhe problemeve që shkaktojnë pas fazës së fëmijërisë, për më tepër nuk e lejojnë fëmijun të zhvillohet as konform potencialit të tij gjenetik.

A kemi menduar përse fëmiju ynë nuk ka balanc të duhur trupor dhe vuan nga disniveli i supeve (postura të gabuara)?

Të nderuar prindër, ju ftojmë të përvetësojmë një program të veqantë edukativ dhe inovativ, me garancën për benefitet e mëdha rreth shëndetit të fëmijëve tanë.

Health Education Studio ka për detyrë realizimin e këtij programi me kauzë serioze, i cili femijëve do t’ju servohet si dëfrim dhe rekreacion plotë relaks.

Kjo pako edukative përmban:
video prezantime profesionale, të animuara dhe reale, shpjegime konkrete, emitimin e  personazhëve nga video, ushtrimet për korigjimin e shprehive të dëmshme orale, programin e ushtrimeve bazike dhe të avansuara Myobrace, aktivitete të ndryshme dëfryese rreth shëndetit oral, aktivitete që i ndihmojnë fëmijët të ndërtojnë shprehi konstante rreth mirëqenies së tyre shëndetësore, etj.

Le të pasurojmë edukimin e fëmijëve me këtë program kaq të nevojshem për ta,  në ambientin simpatik të Health Education studio.

Shkarko Broshurën


Na kontaktoni në rrjete sociale:


Na kontaktoni në rrjete sociale:


HEALTH EDU STUDIO