Hëne-Premte9AM - 5PMThirr Tani+38349848577

Health Education Studio

Është qendra e vetme paraortodontike në Kosovë dhe jo vetëm, e cila ofron program unik të edukimit me qëllim parandalimin e problemeve të ndryshme shëndetësore, posaqërisht atyre ortodontike…


Videoja bazike për prindin dhe fëmijun

Video edukative e cila bënë bashkë prindin, fëmijun dhe doktorin, trinom ky nga funksionimi i së cilit varet edhe suksesi.

Kjo video përveç tjerash reflekton porosinë bazë të konceptit rreth edukimit dhe veprimit ortodontik në muskujt intraoralë:

Fëmijut duhet t’i ofrohet trajtimi si aktivitet edukativo dëfryes, ndërsa serioziteti i problemeve dhe rreziku nga mosadresimi i tyre, i prezantohet prindit…




Edukimi rreth problemeve funksionale


Të gjithë ne, si prindër, e dijmë sa i rëndësishëm është shëndeti dhe zhvillimi i përgjithshëm i fëmijëve tanë. Dhe jo rastësisht, kjo rëndësi bëhet edhe më e theksuar, nëse flasim veqanërisht për vitet e para të jetës. A thua pse?

A kemi menduar ndonjëherë sa e dëmshme mund të jetë për fëmijun tonë frymëmarrja me gojë (gjumi me gojë hapur)?
Cilat do të jenë pasojat, nëse ai nuk mund t’i mbajë gjatë buzët e bashkuara?
Sa jemi të shqetësuar për mënyrën e zhvillimit të nofullave të fëmijut tonë?
A kemi menduar përse fëmiju ynë nuk ka balanc të duhur trupor dhe vuan nga disniveli i supeve (postura të gabuara)…?


Lexo më shumë

myoTalea – Programi më inovativ në botë


Myotalea TLJ është aplikatori i parë në botë i disejnuar ekskluzivisht për të forcuar muskujt e gjuhës, buzëve dhe nofullave, si dhe për të realizuar me sukses tranzicionin në frymëmarrjen nazale.

Aplikatori Myotalea TLJ rekomandohet të praktikohet dy herë në ditë nga tre minuta, për të arritur rezultatet e duhura në përforcimin e muskujve. Gjatë ushtrimit është e rëndësishme të sfidohet veprimi i forcave të muskujve përmes kundërpërgjigjies ekuivalente.

Këta muskuj janë me rëndësi vitale për zhvillimin optimal të pacientit. Prandaj, duhet praktikuar ushtrimet e caktuara për të eleminuar dobësitë muskulare…


Lexo më shumë

Stërvitësit e muskujve të buzëve


Lip Trainer dhe Lip Seal Trainer zënë vend shumë të rëndësishëm në programin e edukimit (Edukimi Paraortodontik) të Health Education Studio dhe janë pjesë e pashmangshme e ushtrimeve (Myobrace Activities). Gjithashtu janë shumë të nevojshme veqanërisht për pacientët që kanë muskuj të dobët për rreth buzëve, të cilët nuk mund t’i mbajnë buzët e bashkuara. Përmes kësaj stërvitjeje, reduktohet hiper aktiviteti gjatë gëlltitjes, derisa muskujt bëhen më fleksibilë duke lehtësuar efikasitetin e aplikatorëve. Këto paisje ndihmojnë dukshëm në parandalimin e gëlltitjes reverse, rrjedhimisht asistojnë në zhvillimin e nofullës së poshtëme duke ndihmuar avansimin e lehtë të saj përpara…


Lexo më shumë

Aktivitetet Myobrace


Ushtrimet e përditshme (Myobrace Activities) janë pjesë e programit të edukimit dhe trajtimit paraortodontik. Ato përbëjnë një koncept me rëndësi jetike në mbarëvajtjen e procesit të përgjithshëm për rezultatet finale. Këto aktivite, të klasifikuara në ushtrime bazike dhe ato të avansuara, përveq që maksimalizojnë efikasitetin e trajtimit, gjithashtu garantojnë motivimin dhe edukimin konstant përgjatë periudhës së trajtimit…


Lexo më shumë

Parandalimi fillon menjëherë pas lindjes


Programi i parandalimit duhet të fillojë së praktikuari qysh në javët e para, atëherë kur shumë prindër preferojnë në mënyrë të pakontrolluar biberonin për fëmijun e tyre si dhe të ushqyerit me shishe. Këtu zë fill instalimi i shprehive të dëmshme orale pasuar me çrregullime dhe probleme funksionale si: pozicionimi i ultë i gjuhës dhe mosfunksionimi i muskujve të saj, frymëmarrja me gojë, gëlltitja e devijuar, moszhvillimi i nofullave, lëvizja e devijuar e mandibullës, disbalanci i muskujve orofacialë, malokluzioni,  si dhe probleme tjera të cilat përveq tjerash nuk e lejojnë fëmijun të zhvillohet në mënyrë natyrale dhe konform potencialit të tij gjenetik. Paradoksi tjetër qëndron në shpërfilljen e rekomandimeve profesionale të cilat bëjnë thirrje që Stomatologu Pediatrik (Pedodonti) duhet vizituar madje para moshës 1 vjeqare…


Lexo më shumë

Terapia e të folurit


Zhvillimi i muskujve orofacialë si muskujt e gjuhës, buzëve dhe faqeve, ka impakt të jashtëzakonshëm në gëlltitje dhe në të folur. Vëmendja fokusohet tek mosfunksionimi dhe lodhja e këtyre muskujve, posaqërisht muskujve të gjuhës.

Ҫdo çrregullim i muskujve oralë mund të manifestohet si devijim i gëlltitjes, prandaj edukimi paraortodontik si pjesë e programit te terapisë së të folurit, vë në pah domosdoshmërinë e veprimit ortodontik pikërisht në fibrat muskulare, përmes  protokolleve  të sofistikuara të ushtrimeve edukuese…


Lexo më shumë

Na kontaktoni në rrjete sociale:


Na kontaktoni në rrjete sociale:


HEALTH EDU STUDIO