Ushtrimet e përditshme (Myobrace Activities) si pjesë e programit të edukimit dhe trajtimit paraortodontik, përbëjnë një koncept me rëndësi jetike në mbarëvajtjen e procesit të përgjithshëm për rezultatet finale. Këto aktivite, të klasifikuara në ushtrime bazike dhe ato të avansuara, përveq që maksimalizojnë efikasitetin e trajtimit, gjithashtu garantojnë motivimin dhe edukimin konstant përgjatë periudhës së trajtimit.
Derisa ushtrimet e nivelit bazik mbështesin arritjen e targeteve përgjatë fazave të trajtimit siç është stabilizimi i frymëmarrjes nazale, korigjimi i gëlltitjes, orientimi korrekt i gjuhës, funksionalizimi I muskujve oralë dhe indeve të buta , ushtrimet e avansuara tejkalojnë domenin e këtij edukimi, duke reflektuar kulturën mbi sjelljet e përditshme dhe zhvillimin mendor të fëmijut. Vetëdija për frymëmarrjen funksionale, loja e kujtesës, ecja, roli i gogësitjes në gëlltitjen korrekte, stërvitja e buzëve, efekti gargarë në muskujt oralë, ndikimi i pirjes me pip në pozicionin e buzeve, janë disa prej aktiviteteve të kësaj rëndësie kaq speciale.
Myobrace Activities duhet të praktikohen përgjatë tërë periudhës së trajtimit (18 – 24 muaj) pasi përmbajtja e tyre shtrihet natyrshëm dhe logjikshëm nëpër fazat e përdorimit të aplikatorëve special nga Myobrace, myOSA dhe MyoTalea.
Dhe… është shumë e thjeshtë. Ҫdo ditë, së paku dy herë nga tre minuta, duhet praktikuar ushtrimin e caktuar. Porosi kategorike mbetet: mos lejoni t’ju kalojë dita dhe fëmiju juaj të mos ketë bërë së paku një herë ushtrimin.
Mirëpresim thirrjet tuaja!