Është shumë i natyrshëm shqetësimi juaj nëse po arrini të bëni më të mirën për fëmijun tuaj që nga lindja deri tek mosha e pjekurisë e cila konsiderohet momentumi i pavarësimit të tyre. Le të ndalemi tek muajt e parë të foshnjes suaj, atëherë kur përveq tjerash qanë edhe për shkak të daljes së dhëmbëve të parë.
Problemet
Siç e dini, pra, dhëmbët e parë fillojnë të shfaqen ndërmjet moshës 4 – 6 muajshe. Përdorimi i shishes ushqyese dhe biberonit është shkaktari i cili rreth 95% të foshjeve nuk i lë të zhvillohen në mënyrë natyrale, pamundëson zhvillimin e nofullave, shkakton probleme ortodontike si dhe çrregullime të gjumit. Ndërsa, tendenca e natyrshme e foshnjes për kafshim është e kënaqshme dhe mjaftueshëm ndihmon zhvillimin veqanërisht të nofullës së poshtëme.
Mundësia e Parandalimit
Hulumtimet shumëvjeqare nga Myoresearch Co. kanë rezultuar me një zgjidhje shumë efikase. Fjala është për paisjen e quajtur Myochew, e cila bënë stabilizimin e hershëm të frymëmarrjes nazale, stërvit në mënyrë aktive muskujt e gjuhës, buzëve si dhe muskujt për rreth nofullave,duke ndihmuar kështu zhvillimin korrekt të dhëmbëve dhe nofullave që nga periudha e daljes së dhëmbëve të parë.
Në këtë mënyrë, përdorimi i Myochew , parandalon krijimin e shprehive të këqija orale si frymëmarrja me gojë, gëlltitja jokorrekte,kafshimi i gabuar, pozicionimi i ultë i gjuhës, mosfunksionimi i indeve të buta dhe muskujve intra oralë, pastaj zhvillimi i mangët i nofullave dhe posturat e deformuara, probleme keto të cilat nuk e lejojnë fëmijun të zhvillohet konform potencialit të tij gjenetik.
Myochew , e cila mund të fillojë të praktikohet prej kur foshnja mbush 4 muaj e deri në moshën dy vjeqare, ndihmon daljen e dhëmbëve si dhe ulë shkallën e iritimit të cilën e shkakton pikërisht erupcioni dental. Roli kryesor i Myochew është përmirësimi i funksionit të gjuhës dhe muskujve oralë gjë e cila ndihmon dukshëm zhvillimin natyral të dhëmbëve dhe nofullave.
Duhet pasur parasysh se frymëmarrja orale në këtë moshë shkakton moszhvillim te nofullës që më pas pamundëson krijimin e hapësirës së nevojshme për pozicionim të dhëmbëve si dhe mund të kulmojë me çrregullim të frymëmarrjes gjatë gjumit (BDS).
Myochew kryen edhe funksionin e “mashtrueses” duke shmangur kështu nevojën për biberonin si një opcion absolutisht i gabuar.
Parandalimi i shkatërrimit të dhëmbit
Myochew përveq tjerash, kryen funksionin e brushës dentale me të cilën dhëmbët e foshnjes suaj do të qëndrojnë të pastër. Përdorimi i saj gjithashtu bënë që të rritet sasia e pështymës së prodhuar duke ndihmuar kështu në parandalimin e shkatërrimit të dhëmbit. Myochew parandalon shumë probleme ortodontike të cilat mund të lindin në moshë më të rritur.
Mirëpresim thirrjet tuaja!