Shkaktarët e çrregullimit të frymëmarrjes gjatë gjumit (SDB), mund t’i gjejmë fare lehtë qysh në fëmijërinë e hershme. Nëse këta shkaktarë nuk identifikohen me kohë, frymëmarrja e çrregulluar gjatë gjumit mund të rezultojë më vonë me probleme dhe çrregullime të shumta si: bajamet dhe adenoidet e zmadhuara, vështirësitë në koncentrim për mësimnxënie, sjellje të çakorduara dhe të pamenagjueshme, deficit në zhvillimin mental, hiperaktivitet ekstrem, etj.
Duke pasur target rrugët e sipërme të frymëmarrjes, myOSA për parashkollorë dhe myOSA për fëmijë korigjojnë frymëmarrjën e çrregulluar gjatë gjumit duke i adresuar problemet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe mosfunksionimin e neuro muskujve, si shkaktarët kryesorë të SDB-së.
Pasojat e frymëmarrjes së çrregulluar gjatë gjumit tek fëmijët arrijnë deri tek problemet serioze me shëndetin e përgjithshëm, madje me pasoja kërcëuese për jetë.
Nëse fëmiju bashkëjeton me problemin e gjumit të çrregulluar nga frymëmarrja jofunksionale (frymëmarrja orale), atëherë rrezikohet seriozisht nga sindromi Apnea i cili përveq tjerash manifestohet me ndërprerje të përkohshme të frymëmarrjes, përkatësisht nga Hipopnea që karakterizohet me frymëmarrje jashtëzakonisht të ngadalësuar dhe të cekët.
Sipas përkufizimit klasik, Apnea është dështim i arritjes së mesazhit për frymëmarrje nga truri tek diafragma.
Për më tepër, përveq pasojave në zhvillimin facial, zhvillimin e dhëmbëve dhe të nofullave, mosadresimi i shkaktarëve të SDB-së krijon kufizime të mëdha në shfrytëzimin e potencialit personal pas fazës së fëmijërisë të garantuar nga lindja. Pra, duke u fokusuar në trajtimin e problemeve në rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe në mosfunksionimin e neuro muskujve, si shkaktarë të SDB-së, gama e aplikatorëve myOSA për fëmijë bënë që të gjitha këto probleme të jene sa më jetëshkurtër.
Koncepti myOSA përmes aplikatorëve inovativë oralë dhe bazuar në rekomandimet profesionale medicinale dhe dentare, garanton trajtimin e suksesshëm të frymëmarrjes së çrregulluar gjatë gjumit dhe trajtimin e problemeve me nyjen temporomandibulare (TMJ).
Mirëpresim thirrjet tuaja!